Pikëpamjet e analistëve

Opozita duhet të përfshihet në dialog

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një ndër çështjet më të diskutuara në kohën e fundit. Faktori kyç kur flitet për këtë temë është Presidenti Hashim Thaçi, pasi i njëjti po e udhëheqë këtë proces, transmeton ballkani.info.

Opozita ka kundërshtuar të jetë pjesë e dialogut, derisa në krye të bisedimeve është Thaçi.

Analisti Nexhmedin Spahiu mendon ndryshe, kur bëhet fjalë për atë se a duhet opozita të jetë pjesë e dialogut dhe marrëveshjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbinë.
“Natyrisht në një dialog ku flitet për çështjet kombëtare, do të duhej të kyçeshin të gjithë. Opozita do të duhej të ishin aty”, ka thënë Spahiu në Info Magazine të Klan Kosovës.

Dardan Islami, analisti tjetër thotë se opozita duhet të imponohet në këtë proces.

“Hashim Thaçi e luajti një lojë për të cilën kemi shumë dyshime. Nuk e kuptoj se si ai i largoi të gjithë nga loja.Opozita duhet të imponohet në dialog”, ka thënë Islami në

Kujtojmë se pas propozimit të kryetarit së partisë NISMA, Fatmir Limaj, që të jetë kryesues i delegacionit në dialog me Serbinë, kryeministri aktual, Ramush Haradinaj kishte qenë optimist në arritjen e një mirëkuptimi me opoziten.