Operatori celular Gjerman zgjedh Huawei për ndërtimin e rrjetit 5G

Telefonica Deutschland, një prej operatorëve kryesor celular në Gjermani, ka zgjedhur Nokia dhe Huawei për të ndërtuar rrjetin 5G.

Rrjeti 5G është gjenerata e re celulare e cila premton shpejtësi të madhe interneti dhe vonesa shumë të ulëta transmetimi.

Lëvizja është në kundërshti me kërkesën e qeverisë Amerikane e cila ka kërkuar që aleatët të shmangin përdorimin e teknologjisë së Huawei në rrjetet e tyre 5G.

Uashingtoni thotë se Huawei është kërcënim për sigurinë sepse pajisjet e saj mund të përdoren për spiunazh nga Pekini. Huawei vazhdimisht ka hedhur poshtë këto akuza.

Vende të ndryshme kanë ndjekur qasje të ndryshme ndaj Huawei. Në Tetor qeveria Gjermane vendosi të mos përjashtonte Huawei nga ndërtimi i 5G.

Japonia dhe Australia e kanë ndaluar efektivisht ndërsa Britania ende nuk ka marrë një vendim. Telefonica Deutschland tashmë pret aprovimin e qeverisë ndërsa nuk tha se cila prej kompanive do të ndërtojë bërthamën e rrjetit 5G.

Kina tashmë ka lançuar teknologjinë 5G në mbarë vendin ndërsa disa operatorë Amerikane gjithashtu e kanë bërë. Evropa ka ngelur pas në këtë drejtim.