Opel

Opel Mokka vjen me një model të ri

Opel Mokka ka arritur pothuajse një milion njësi në shtatë vjet të prodhimit, dhe tani po vjen me një model të ri dhe të jashtëzakonshëm.

Brezi i dytë është këtu dhe duket i shkëlqyeshëm.

Kjo makinë tashmë ka disa ndryshime drastike në dallim nga modeli i saj i mëparshëm, madje kompania ka njoftuar se ky model shpenzon edhe më pak karburant sesa paraardhësi i tij, transmeton Telegrafi.

Kompania ka njoftuar gjithashtu se kjo makinë është “përshtatur” jashtëzakonisht shumë me jetën në qytet dhe rrugët e saj, sepse ajo është 12cm më e shkurtë se modeli i mëparshëm.

Opel Mokka ka 136 kuaj fuqi dhe ka një shpejtësi maksimale prej 150 km/h.