OnePlus nuk do të sjell telefonin e palosshëm, në të ardhmen e afërt

Tani kemi parë Samsung Galaxy Fold dhe Huawei Mate X – telefonat e palosshëm, dhe ndërsa presim që pajisjet e palosshme të shfaqen nga një shumëllojshmëri prodhuesish në muajt e ardhshëm, tani e dimë se OnePlus nuk do të përfshihet.

Kështu deklaroi CEO i kompanisë, Pete Lau, ku ka konfirmuar se kompania nuk po zhvillon një pajisje të palosshme.

Për momentin, kompania po e vë në fokus R&D OnePlus TV të shumëpritur. Kjo është diçka që kompania njoftoi në shtator 2018, por ende e ka lansuar.

Njoftimi erdhi nga një intervistë me Repubblica Italia, ku Lau tha se OnePlus po shqyrton teknologjinë telefonike të palosshme, por kompania “ende nuk ka gjetur një mënyrë për të ndërtuar një pajisje të tillë”.

Lau beson se telefonat e palosshëm janë interesant, por aktualisht nuk ofrojnë një përvojë thelbësisht të ndryshme prej telefonave tjerë.