Gazetari Parim Olluri ka thënë se kabineti i kryeministrit Kurti në një darkë ka konsumuar shampanjë dhe biftek në çmim të 17 eurove.

Ai me anë të një postimi në Facebook ka nënvizuar faktin se një familje kosovare i shpenzon 17 euro në javë për të blerë gjëra ushqimore.

“Mendoni pak per rastet sociale para se me i kcy biftekut. Na ju patem besu kur premtonit qe keto pislleqe te darkave te shtrenjta i perkasin regjimeve te kaluara”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Kabineti i Albin Kurtit paska pi shampanje gjate nje darke. Plus paskan hanger biftek te 17 eurove per shoq. S’mujtet pa shamanje e biftek te 17 eurove a?

A e dini qe ka familje qe i harxhon 17 euro ne jave per harq?

Mendoni pak per rastet sociale para se me i kcy biftekut. Na ju patem besu kur premtonit qe keto pislleqe te darkave te shtrenjta i perkasin regjimeve te kaluara.