OIK

OIK reagon pas vrasjes së gruas në Pejë: Krime të tilla duhet të dënohen dhe vrasësit të marrin dënim

Oda e Infermierëve të Kosovës ka reaguar për vrasjen e gruas në Pejë, e cila vdiq në orët e hershme të mëngjesit nga bashkëshorti i saj.

OIK u ka shpreh ngushëllime familjarëve dhe kolegëve të të ndjerës, e cila ka qenë anëtare e OIK-së.

Ndryshe, OIK ka kërkuar nga organet e drejtësisë, që krimet e tilla të dënohen dhe vrasësit të marrin dënimin e merituar.

“Oda e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për vrasjen mizore të anëtares së saj, Gjyljeta Ukella. OIK reagon ashpër ndaj këtij krimi makabër brenda familjes, që ka goditur jetën e Gjyljetës. Krime të tilla duhet të dënohen dhe vrasësit të marrin dënimin e merituar”, thuhet në reagimin e OIK-së në Facebook.

VIDEO BONUS: