Pleurat Sejdiu

Oda e Mjekëve kërkon të ndërpritet greva e kirurgëve

Kryetari i Odës së Mjekëve Pleurat Sejdiu ka pasur një takim me kolegjiumin e kirurgëve të cilëve u ka sygjeruar të heqin dorë nga greva.

“Kemi pas disa konsulta, ne i kemi dhënë mendimet tona dhe u kemi sygjeru që nuk ka asnjë logjikë me ndejt në grevë për shkak të situatës së përgjithshme “ tha Sejdiu për KALLXO.com

Sipas Sejdiut kërkesat janë të arsyeshme por jo në këtë kohë.

“Ata janë pajtuar me disa kushte shumë më të vogla unë e di se kanë organizu takime me kryetarët e grupeve parlamentare por çka ka ndodhë nuk e di “ tha ai.

Nga ana tjetër përfaqësuesi i kolegjiumit të kirurgëve Arbër Morina nuk ishte i qasshëm për t’u deklaruar.