Oda e Hotelerisë diskuton me Ministrinë e Shëndetësisë për hapjen e sallave të dasmave

Nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit në Kosovë thanë se kanë pasur takim konstruktivë me Ministrinë e Shëndetësisë.

Pas përfundimit të takimit, kryetari i kësaj Ode, Hysen Sogojeva tha se dëmet janë të mëdha dhe për këtë duhet të intervenohet nga institucionet.

Ndërsa, Afrim Muqiqi, përfaqësues i këngëtarëve në Odën e Hotelerisë tha se janë dakorduar që ditëve të ardhshme ta mbajnë një takim tjetër.

“Është njëri prej takimeve më konstruktive që Oda ka pasur me ministrin, u dakorduam që ditëve të ardhshme ta kemi një takim tjetër dhe jemi në rrugë të mirë dhe shpresojmë. Kemi biseduar për të gjitha pikat që janë me rëndësi për hirë të korrektësisë vendosëm që pas takimet të radhës që do të mbahet javën e ardhshme të dalim me një vendim të përbashkët”.

“Prej fillimit kemi parë vetëm zi dhe jemi të sigurt që javën e ardhshme do ta kemi një përgjigje pozitive. ”, tha ai