Oda e Avokatëve

Oda e Avokatëve të Kosovës feston 50 vjetorin e themelimit

Oda e Avokatëve të Kosovës sot shënon pesëdhjetë vjetorin e themelimit. Me këtë rast është mbajtur një ceremoni për të festuar këtë ditë.

Për gjysmë shekullin e themelimit të Odës së Avokatëve të Kosovës, kryetari i kësaj ode, Behar Ejupi i përgëzoi të gjithë avokatët për punën dhe përkushtimin e tyre.

Ejupi këtë ceremoni e quajti si moment krenarie dhe reflektimi për një rrugë të gjatë dhe të pasur për drejtësi, njofton Klankosova.tv.

“Moment krenarie dhe reflektimi për një rrugë të gjatë dhe të pasur, ku përkushtimi ndaj drejtësisë dhe lirisë ka qenë në qendër të çdo përpjekje dhe sfide gjatë tërë këtyre viteve”, është shprehur Ejupi.

Po ashtu, ai ka ndarë edhe mirënjohje për të gjithë ish-kryetarët e Odës së Avokatëve.

Ndërsa shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka uruar Bujar Ejupin dhe të gjithë avokatët e Odës për 50 vjetorin e themelimit, dhe është shprehur i gatshëm për bashkëpunimet e mëtejshme së bashku.

Në ceremoni ishte i pranishëm përpos figurave të njohura, edhe kryetari i Dhomës së Avokatëve te Shqipërisë, Maksim Haxhia.