OBSH: Evropa tani është ‘epiqendra’ e pandemisë Covid-19

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit thotë se Evropa tani është “epiqendra” e pandemisë Covid-19.

Evropa ka kapërcyer Kinën si vendi “i nxehtë” i coronavirusit në botë, tha shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus, transmeton Telegrafi.

“Evropa tani është bërë epiqendra e pandemisë Covid-19”, tha ai në një konferencë për shtyp në Gjenevë, duke theksuar se kontinenti ka raportuar më shumë infeksione dhe vdekje sesa pjesa tjetër e kombinuar e botës, përveç Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëroi sot se Evropa tani është “epiqendra” për pandeminë globale të coronavirusit dhe raportonte më shumë raste të përditshme sesa Kina që kishte bërë në kulmin e shpërthimit të saj.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë për shtyp, i ka përshkruar 5000 vdekjet në të gjithë botën si “një moment tragjik për botën”.