Nxënësit mësojnë në shkollën e ndërtuar qe 70 vjet

Në MAP, janë të bindur që objekti i ri i shkollës në Bajçinë, do të jetë i gatshëm me 1 tetor.

Mësimi në këtë objekt, do duhej të fillonte në Shtator.

Por, nxënësit e shkollës “Emin Duraku” në Bajcinë të Podujevës, vazhdojnë të mbajnë mësim në një objekt të vjetër rreth 70 vjet.

Bashkim Lepaja, drejtor i kësaj shkolle me 290 nxënës, thotë se ky objekt, nuk i plotëson as kushtet elementare për mësim.

“Objekti i vjetër është ndërtuar ne vitin 1952. Në luftën e fundit është djegur shkolla. Kështu që pas luftës në vitin 2000 është rinovuar objekti”.

Ndërkohë, gjendja edhe më e rëndë është brenda klasëve.

Edhe gjatë ditës, procesi mësimor, duhet të mbahet me dritë artificiale.

Kjo për shkak se ndërtesa e shkollës së re, e pengon dritën të futet në klasë.

Në objektin e ri, duket që ende ka punë për t’u bërë.

“Objekti i ri ka filluar të ndërtohet në vitin 2016. Eshtë projekt 3 vjecar. Mirëpo saktësisht nuk dihet se kur do të përfundojnë”.

Se ora mësimore është e vështirë të mbahet në këto kushte, e thonë edhe mësimdhënësit në këtë shkollë.

Sqarim se pse nxënësit e fshatit me mbi 3 mijë banorë nuk po vijojnë mësimin në shkollën e re, nuk kanë dhënë në Drejtorinë Komunale të Podujevës.

Por, opozita në këtë komunë, fajëson nivelin qendror dhe atë lokal, për gjendjen e shkollave në fshatrat e llapit.

“Niveli lokal dhe qendror nuk po bën sa duhet për shkollat neper fshatra. Gjendje e njëjtë është edhe në fshatrat e tjera…”.

T7 ka kontaktuar edhe me kompaninë përgjegjëse për ndërtimin e kësaj shkolle.

Por të njëjtit, nuk i kanë kthyer përgjigje, nëse punimet do të kryhen brenda afatit të caktuar.

Ndërkohë, të bindur që punimet do të kryhen brenda këtij viti, janë në Ministrinë e Administratës Publike.

“Projekti për ndërtimin e ndërtesës së shkollës “Emin Duraku” në Bajçinë, ka afat për përfundim deri në fund të vitit 2019. Sipas dinamikës së punëve, punimet pritet të përfundojnë , më 1 tetor 2019. Në këtë periudhë nxënësit do të kalojnë në ndërtesën e shkollës së re”.

Nga kjo ministri, kanë thënë se pengesë paraqet edhe ndërtesa e vjetër, e cila duhet të rrënohet për t’i lënë vendin sallës së sportit.

Ndryshe, derisa shkolla e re të jetë gati, nxënësit e Bajçinës, orën e edukatës fizike