Protestë

Nxënës e profesor protestojnë kundër suspendimit të Sabit Kopallës, bojkotohet mësimi

Nxënësit dhe profesorët e Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” ditën e sotme e kanë filluar duke protestuar kundër suspendimit të profesorit Sabit Kopalla.

Ky i fundit u suspendua ditën e djeshme me anën e një vendimi të marr nga Drejtoria e Arsimit në Podujevë, pasi që ishte përfshirë në një rrahje në mes të nxënësve.

Në videon e siguruar nga “Indeksonline” shohim që nxënësit dhe stafi tjetër janë mbledhur në hollin e Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” duke protestuar kundër suspendimit të këtij profesori. Madje ata kanë bojkotuar edhe orën e parë të mësimit dhe kanë paralajmëruar që protesta do të vazhdojë edhe pranë objektit të Komunës.

Ndryshe, i gjithë skandali doli me anën e një video të xhiruar nga një nxënës me telefon, ku Kopalla shihej duke grushtuar nxënësin, për të cilin ka thënë se kishte të afërm./Indeksonline/

Protesta në Podujevë

Protesta në Podujevë – Kliko ne link ⬇️https://indeksonline.net/nxenes-e-profesor-protestojne-kunder-suspendimit-te-sabit-kopalles-bojkotohet-mesimi/

Posted by IndeksOnline on Tuesday, October 9, 2018