Nushi tregon pse ka respekt për menaxherin e On Records

Reperi tashmë i njohur nga Prishtina, Nushi, ka qenë së fundmi i ftuar në intervistë tek 72Sen me Meriton Mjekiqin.

I pyetur se çfarë raporte ka me label-in e njohur ‘On Records’ dhe menaxherin Met Elshani, Nushi ka thënë se ka shumë respekt për Metin, duke përmendur këtu edhe mbështetjen e tij në fillim të karrierës së reperit.

“Prej label-it të On Records, kam respekt për Met Elshanin i cili në fillim të karrierës sime më ka mbështetur duke i shfaqur këngët e mija në televizionin e tij, kështu që për këtë punë kam shumë respekt”, ka thënë Nushi, përcjell Ballkani.info.

Kujtojmë se reperi së fundmi ka performuar në Prishtinë, ku ka elektrizuar publikun me atmosferën e krijuar. /Ballkani.info

loading…