Nol Nushi

Nushi për Bislimin: Besniku i pabesë

Nol Nushi i PSD-së, thotë se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ‘u tregua i pabesë’ pasi takoi Lajçakun.

Reagimi i tij vjen, pasi Bislimi në një seri deklaratash pati deklaruar se ‘nuk do ta takojë Lajçakun për dinarin’ dhe se ‘dinari nuk është punë dialogu’.

“BESNIKU I PABESË!

Na tha qe nuk dialogon per dinarin ne Bruksel.

Sot e takoi Lajcakun, dhe e panoi ftesen per takim ne Bruksel bash per dinarin.

Edhe sa duhet me ju rrejte qe ju mos me i besu‼️”, shkruan Nushi.