Nuredin Lushtaku lirohet nga paraburgimi

Ish-nënkryetari i Skenderajt Nuredin Lushtaku, është liruar nga paraburgimi.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosova avokati Artan Qerkini.

“Po është liruar nga paraburgimi, pasi pas intervistimit të dëshmitarëve kanë pushuar arsyet për mbajtjen e tij në paraburgim”, tha ai.

Lushtaku ishte arrestuar pasi dyshohet se ishte përfshirë në një incident në Skenderaj, që kishte ndodhur më 4 korrik ku ishin plagosur dy policë. Ky rast ende vazhdon të hetohet.

Pas lirimit ish-trajneri i Drenicës Tahir Lushtaku, e ka publikuar një fotografi ku shihen së bashku me Nuredin Lushtakun.