Protesta masive antiqeveritare po zhvillohen në Teheran dhe qytete të tjera iraniane, me pamje nga vendi që tregojnë demonstratat më të mëdha kundër regjimit klerikal në vite. Trazirat, tani në javën e dytë radhazi, u nxitën nga zemërimi për rënien e monedhës kombëtare dhe janë përhapur në më shumë se 100 qytete në të gjithë vendin.
ویدیوهایی که از اعتراضات در شامگاه ۱۹ دی در شهرک مشیریه تهران به دست بیبیسی رسیده است از تجمع پرشمار معترضان حکایت دارد.
— BBC NEWS فارسی (@bbcpersian) January 9, 2026
مخاطبی که این ویدیوها را فرستاده از شلیک گاز اشکآور و آتش گرفتن ساختمان شهرداری منطقه ۱۵ ناحیه ۴ در این شهرک خبر میدهد.
شاهزاده رضا پهلوی از معترضان… pic.twitter.com/koPLHZk1o7
Protestat u nxitën më tej nga ftesa e Princit në mërgim Reza Pahlavi, i cili jeton në Uashington dhe babai i të cilit u rrëzua nga Revolucioni Islamik në vitin 1979. Ai u bëri thirrje iranianëve të “dalin në rrugë dhe, si një front i bashkuar, të bërtasin kërkesat e tyre”, transmeton Ballkani.info.
Media shtetërore iraniane e minimizoi shkallën e trazirave ose i mohoi ato plotësisht, duke postuar pamje të rrugëve të zbrazëta. Autoritetet gjithashtu përdorën masa drastike, kështu që grupi i monitorimit NetBlocks raportoi një “mbyllje kombëtare të internetit” me qëllim ndërprerjen e komunikimit të protestuesve.
این تصاویر از راهپیمایی اعتراضی امشب ۱۹ دی ۱۴۰۴ در چیتگر تهران در کانال تلگرامی مملکته منتشر شده است. جمعیت شعار میدهند «نه غزه، نه لبنان، جانم فدای ایران.» pic.twitter.com/X1WywwiOCy
— BBC NEWS فارسی (@bbcpersian) January 9, 2026
Protesuesit po regjistrojnë pamje nga protesta e sonte në Teheran. Të mbledhurit bërtasin sloganin: “As Gaza, as Libani, jeta ime për Iranin”.
Situata në Iran po monitorohet nga afër nga bashkësia ndërkombëtare dhe sot Udhëheqësi Suprem Ali Khamenei iu drejtua publikut në një fjalim të transmetuar në televizionin shtetëror. Ai theksoi se rendi duhet të ruhet.
🚨 BREAKING NEWS: Protesters just stormed a Husseiniya of the Iranian Revolutionary Guard in Darab, Fars province a key spot for repressive forces!
— Miguel (@Sihman) January 9, 2026
Chaos unfolding as voices rise for change. ✊🔥 #Iran #IranRevolution2026 #Iranians#IranProtests #DarabUprising #FreedomIran pic.twitter.com/SeStgbla6X







