Nuk rrinë dot pa njëri-tjetrin, Erosi konfirmon ribashkimin me Oriolën

Eros Grezda dhe Oriola Marashi janë ribashkuar sërish.

Edhe pse javë më parë u mendua se çdo gjë mes tyre mori fund, duket se kanë gjetur rrugën prapë tek njëri-tjetri,.

Oriola Marashi dhe Eros Grezda, me maskë para pasqyrës

Ata kanë nisur përsëri të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram dhe lidhjen e tyre e ka konfirmuar edhe vet futbollisti.

I ftuar në një emision ai pranoi se lidhja e tyre është normale dhe çdo gjë është në rregull.

‘Je mirë nga ana sentimentale’? u pyet ai.

“Pse dukem keq? Nga ana sentimentale jam shumë mirë. Gjithçka është në rregull,” u përgjigj futbollisti duke i dhënë fund thashethemeve për ndarje.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është eros-oriola-marashi-47365786347853.jpg