Kylie Jenner

Nuk ndalet miliarderja 21-vjeçare, ja blerja e madhe që bëri FOTO

Kylie Jenner është e pandalshme. Vetëm disa ditë pasi e bleu vilën luksoze prej 1.788 metër katrorë në Holmby Hills të Los Angelesit në vlerë prej 36.5 milionë dollarësh, miliarderja ka blerë një pronë të re.

“Variety” bën të ditur se prona e vlerë përfshin edhe planet për ndërtim, ku do të përfshihet një rezidencë luksoze me terren sportiv, pishinë, garazh për 12 automjete etj.

Kjo pronë, nga viti 2015 deri në vitin 2018 i përkiste këngëtares dhe aktores së famshme, Miley Cyrus, e cila atje i mbante kuajt e saj në një fermë.

Miley e kishte shituar pronën para dy vitesh për pesë milionë dollarë, ndërsa atë tani e ka blerë miliarderja më e re në botë për një shumë që besohet të jetë rreth 15 milionë euro.