Nuk ndalet Cozman, ja “të palarat” e grupit Babastars

Përçarja e grupit Babastars ka qenë në krye të titujve në mediat rozë. Deklaratat e Cozman konfirmuan se është larguar nga labeli dhe që prej asaj kohe nuk është ndalur me thumbimet.

Reperi përdor profilin e tij në Instagram për të shkruajtur disa fjalë për ish-grupin e tij. Së fundmi, ai postoi një fotografi në makinë dhe bëri një tjetër “thumb” që mendohet të jetë për anëtarët e Babasatars.

“Kur U Bonet More Ju Me Fol E Me Shkrujt Anglisht… Kur Ju Kom Taku Per Se pari Her 2 Fjal Si Keni Dit… #Palaqo#PiHarroniGjanat”, shkruajti ai.