Nuk kishte para për drogë, gjakovari e bënë ‘llom’ motrën e tij

Një vajzë në Gjakovë e ka raportuar në Polici, vëllanë e saj i cili kishte ushtruar dhunë mbi të pasi që ajo nuk i dha para për të blerë narkotikë.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit 24 orësh.

Policia nuk ka arritur ta gjejë të dyshuarin.

Njoftimi i Policisë:

Gjakovë 02.05.2021 – 08:30. Viktima femër kosovare raporton se vëllai i saj i dyshuari mashkull Kosovar kishte kërkuar të holla për të blerë narkotik pasi që dyshohet se është konsumues. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes mirëpo nuk kanë arritur që ta gjejnë të dyshuarin. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet.