Fifi

“Nuk ke qenë për finale” – Fifi preket dhe përlotet nga fjalët e Valbona Selimllarit

Enxhi Nasufi është shpallur fituese e edicionit të dytë të “Dancing With the Stars Albania”.

Pjesëmarrëse në këtë kompeticion ka qenë edhe artistja e njohur, Filloreta Raçi – Fifi.

Sot (e diel) të gjithë konkurrentët kanë pasur një përballje me jurinë në “Fan Club” me Kiara Titon.

Foto: Screenshot/YouTube

Në një moment, Fifi u mërzit nga Valbona Selimllari, e cila i tha se nuk ka qenë për në finale.

“Je artiste shumë e mirë, por nuk ke qenë për finale”, iu drejtua Valbona.

Foto: Screenshot/YouTube

Kjo e bëri Fifin që të qante dhe të shprehej paksa e mërzitur në lidhje me këtë.

Fifi ndërkaq theksoi se nuk e ëndërronte kupën dhe se nuk e ka menduar fitoren.