“Nuk ka viza deri më 2020”

Komisionari Johannes Hahn bëri të ditur se data reale për liberalizim të vizave për Kosovën është viti 2020.

“Nëse e krahadojmë gjendjen me Ukraninën dhe Gjerogjinë atyre ju ka dashur 1 vit e gjysem të marrin liberalizimin. Tash i mbetet keshillit të Ministrave të vendos dhe kërkoj nga ju që të keni durim edhe për disa muaj. Keto janë rregullat që aplikohen për cdo gjë në BE. Jemi duke punuar shumë por nuk është diqka që mund ta bëjmë për një ditë, dhe kjo është edhe në interes të shtetit dhe gjithë qytetarëve që të jenë të barabart ne Evropë”, tha Hahn në një konferencë për media, raporton Ballkani.info.

Mirëpo kur u pyet nga gazetarët se pse nuk po ndodh liberalizimi edhe pasi qee Kosova i ka plotesuar gjitha kriteret Hahn tha se viti 2020 është datë reale për liberalizim.

“Data 2020 mbetet reale por mund të jetë edhe në herët, mos mbeteni peng i kësaj”, tha Hahn. /Ballkani.info/