Nuk ka ndasi në degën e VV-së në Mitrovicë, Armend Muja do ta mbështes Bahtirin për kryetar komune

Duket se ndasitë mes degës së Lëvizjes Vetëvendosje në qytetin e Mitrovicës kanë marrë fund.

Kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës nga rradhët e LVV në Mitrovicë, Agim Bahtiri, gjatë pasditës së sotme është parë nën shoqërimin e deputetit të VV-së, Armend Muja, emri i të cilit dikur lakohej si kandidat potencial i VV-së për të parin e Mitrovicës.

Ani pse dikur kishte dyshime se Albin Kurti nuk do ta kandidojë Bahtirin për të parin e Mitrovicës dhe se në vend të tijë do ta kandidojë Mujën, gjithçka morri fund kur VV zyrtarizoi kandidaturën e Bahtirit për të parin e Mitrovicës.

Pas këtij vendimi filluan të qarkullojnë zërat se dega e partisë në Mitrovicë po shkonte drejt një ndarje të mundshme, pasi që grupi që përfaqësonte Muja nuk do ta përkrahte Agim Bahtirin.

Mitropol ka siguruar foto ku Bahtiri dhe Muja duken bashkë me njëri-tjetrin në njërën nga restorantet e qytetit, e që ky takim po shihet si produkt i bashkëpunimit mes tyre. Teksa në takim është i pranishëm edhe kryetari i degës së VV-së në Mitrovicë, Faruk Mujka.

Bahtiri më parë kishte deklaruar se Armend Muja do ta përkrahë kandidaturën e tij për të parin e qytetit, dhe kjo foto veç se e konfirmon atë se çka kishte potencuar Bahtiri në emisionin Debat Plus ditë më parë.

Përkrahja që Muja do t’i jep Bahtirit është jashtëzakonisht e rëndësishme në shënimin e fitores së LVV-së më 17 tetor në Mitrovicë. /Mitropol/

No description available.