Kryeministri

“Nuk është dita për këto”: Kurti nuk komenton deklaratën e Sali Berishës për takimin e tij me Ramën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për një deklaratë të liderit opozitar shqiptar, Sali Berisha, për takimin që pati me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku Berisha ironizoi me fjalët se “nganjëherë detyrohesh t’i thuash derrit dajë”.

Kurti refuzoi të komentojë këtë deklaratë në ditën e 28 nëntorit të pavarësisës së shtetit shqiptar duke thënë se “nuk është dita për këto”.

Nuk është sot dita që të flasim për dallimet politike, për polemikat aktuale, por sot jemi bashkë, shqiptarët e kanë të përbashkët gjuhën dhe kulturën, historinë dhe ardhmërinë dhe e tashmja mbushet me kuptim pikërisht në këtë mënyrë”, tha Kurti.