Nuk e shpërndau urimin e Atdheut, kush e ndaloi Sindin?

Gjatë ditës së djeshme konkurrentja e emisionit të dashurisë “Për’puthen”, Sindi, ka festuar ditëlindjen e saj, ndërsa nuk munguan urimet e shumta të konkurrentëve të këtij programi.

Por, një gjë e cila është vërejtur nga ndjekësit ka qenë urimi i Atdheut, të cilin ajo nuk e ka postuar në profilin e saj.

Më pas, ajo ka postuar një shkrim në rrjetin social, në të cilën ka kërkuar nga Atdheu të ndihmoje në shpjegimin e kësaj situate, pasi ka shumë ndjekës që po e gjykojnë atë se nuke e ka ripostuar urimin.

“Për të gjithë ju se po më ‘gjykoni’ pse nuk kam ripostuar urimin e Atdheut, Atdhe mund të më ndihmosh dhe ta shpjegosh?, ka shkruar ajo në story.

Nuk ka vonuar edhe reagimi i Atdheut, i cili ka ripostuar atë shkrim dhe ka thënë se ka xhelozuar Elvisi.

Gjithashtu ndjekësit ditë më parë kanë publikuar disa foto nga takimi i ardhshëm i Sindit me Muratin, dhe kanë thënë se  gjatë një pjese të takimit Murati largohet, gjë që pritet të publikohet javën e ardhshme.