Nuk e njeh sigurimi, Rihanna s’lejohet të futet në një klub pa e treguar kartelën e identitetit

Këngëtarja me famë botërore, Rihanna ka hasur në vështirësi teksa po hynte në një klub nate në New York.

Asaj dhe të dashurit të saj nuk iu lejua hyrja në këtë klub pa e treguar kartën e identitetit, pasi sigurimi nuk e njohu.

Në videon që u bë virale në rrjetet sociale shihet këngëtarja me një kapelë rozë teksa diskuton me pjestarët e sigurimit që ia ndaluan hyrjen brenda.

Më poshtë gjeni videon: