Norwichi shokon Cityn

Kampioni anglez, Manchester City ka pësuar humbje në udhëtim te Norwichi, 3 me 2.

Vendasit e nisën për mrekulli takimin duke krijuar epërsi të dyfishtë përmes McLeanit dhe Cantwellit që shënuan në minutën e 18, përkatësisht të 28.

Në minutën e fundit të pjesës së parë City arriti të ngushtojë rezultatin në 2 me 1 përmes Kun Agueros.

Megjithatë, edhe pjesa e dytë për vendasit nisi më mirë, pasi në minutën e 50 Pukki shënoi për rezultatin prej 3 me 1.

E tëra që arriti të bëjë City, ishte të ngushtonte rezultatin përmes Rodrit në minutën e 88.

Pas kësaj humbje City mbetet pesë pikë prapa liderit Liverpoolit, derisa Norwichi tani ka gjashtë pikë.

loading…