Noizy tha se është e lodhshme, reagon Enca

Enca ka hedhur ‘kunja’ në drejtim të Noizyt.

Enca Haxhia dhe Noizy tash e një kohë komentohen për raportet e tyre të ‘acaruara’.

Dyshja kohë më parë kishin miqësi të mirë me njëri-tjetrin si dhe kishin bashkëpunuar edhe për projekte muzikore.

Së fundi, në një intervistë për “NIN”, Noizy foli për sherrin me Encën, duke thënë se ishte e lodhshme dhe se i kishte kërkuar t’i tregojë gjërat ashtu si janë nëpër intervista e të mos gënjejë.

Pas deklaratës së reperit, Enca reagoi me anë të një postimi në Instagram, por sërish ka lënë shumë pikëpyetje.

“Kam një rrëfim për ta bërë”, thjesht më duhet pak kohë”, ka shkruar Enca, ndërsa fansat janë të bindur se është dedikim për Noizyn.