Reperi

Noizy rrëfen historinë e sherrit me “BabaStars”

Noizy flet për konfliktin që kishte me djemtë e “BabaStars”.

Reperi Noizy ishte i ftuar së fundi në një intervistë për “NIN”, ku rrëfeu shumë të pathëna rreth tij.

Ndër të tjera, artisti u pyet edhe lidhur me konfliktin me labelin “BabaStars”, duke habitur të gjithë me deklaratën.

Ai tha se labeli i Getoar Selimit është munduar t’ia ndalojë muzikën të luhet në vende e medie të ndryshme si dhe shtoi se kishin tentuar t’i ndalojnë modelet që të mos marrin pjesë në klipet e tij.

“Të gjithë e dimë se ata i kanë blloku shumë artista me ec përpara. Kreshën për shembull, Mc Kreshën! Ose me ta ose pa ta jo. Kështu ka qenë edhe puna ime. Ndalën radio, ndalën klube, mos me këndu Noizy në disko a kupton. Sot e kësaj dite. Në mos ata, menaxhimi i tyre. Kjo ka qenë arsyeja kryesore e përplasjeve. Ka patur edhe gjëra të vogla, për shembullin u kërkonin modeleve mos të merrnin pjesë në videoklipet e mia. Imagjino, çfarë mund të presësh nga Noizy 20 vjeçar, tani që jam 33 vjeç e duhet të mendohesh mirë, jo më atëherë”, janë fjalët e Noizyt.