Noizy kopjon tekstin e Rick Ross

Në këngën e lansuar disa ditë më parë nga reperi me prejardhje nga Shqipëria, Noizy, rreshtat e parë të këngës, reperi si duket i ka kopjuar totalisht nga reperi me famë botërore Rick Ross.

Në këngën e lansuar në bashkëpunim me reperin e ri nga Tetova, S4mm, Noizy këndon:

“dikur ju shifsha ntv ju kisha zili
plot kerre plot femra thojsha kto jon real G-s
erdhi dita që u pam live
kerret sken tuat edhe femrat nuk i ki nice
noo shtri komët sa jorgani
mos piskat shoki se po ngjiret zoni
me thon drejtën ma thyve zemrën besoni”

Ndërsa reperi nga amerika, Rick Ross në këngën “Idols become Rivals” të publikuar vitin e kaluar kishte thënë:

“I used to see you niggas on my TV screen
And wondered what was life like, was it all a dream?
And then I met you out on LiveNation dates
Came to the realization that your watch was fake
Damn… you nearly broke my heart
I really thought you niggas really owned them cars”

Po të analizosh tekstet ato janë 90% të njëjta.

Kujtojmë se reperi nga Shqipëria ishte kritikuar edhe më herët për jo origjinalitet në tekstet e tij.