Noizy

Noizy e thotë troç: Enca ka qenë shume e lodhshme

Noizy është një nga reperët më të suksesshëm në Shqipëri. Ai ka realizuar bashkëpunime me këngëtarë të njohur që janë kthyer në hite si edhe ka ndihmuar artistë të rinj të arrijnë sukses në muzikë.

Midis tyre ishte edhe Enca, e cila për një kohë ishte pjesë e grupit të OTR dhe njihej për marrëdhënien e ngushtë me Noizy-n.

Por miqësia e tyre mori fund pas disa mosmarrëveshjeve mes tyre, dhe këngëtarja u largua nga OTR.

I ftuar në emisionin “NIN”, reperi solli edhe njëherë në vëmendje të medias konfliktin mes tyre duke thënë se Enca është shumë e lodhshme dhe se ishte mosmirënjohëse.

“Enca ka qenë shumë e lodhshme pikë së pari, është shumë rob i lodhshëm, ka qenë kërkuese. Ka pasur gjëra pozitive të veta, por shumë e lodhshme si person, pastaj lindin problemet dhe mosmirënjohjet. Del në televizion dhe thotë un ashtu, nuk po them dil të flasësh për Noizy-n që ai më ka bërë mua, por kur bëhet pyetja, përgjigju siç është për t’u përgjigjur. Nuk i kam thënë shko thuaj që unë ta dhashë mundësinë, që unë kam bërë gjëra për ty. Por nëse do shtrohet pyetja mos gënje. Dy herë ia kam bërë atë vërejtje. Enca mos gënje, thuaj gjërat e drejta siç janë. I mirë, i keq, i bardhë, i zi thuaj më ka ndihmuar. Këtë nuk e bëri dot siç duhet, si edhe probleme të tjera,”– u shpreh ai.

Ndërsa për konfliktin me BABASTARS, Noizy është shprehur se ky label është munduar t’i ndalojë muzikën të luhet në vende e media të ndryshme dhe po ashtu, shtoi se ka patur përpjekje që edhe modelet mos të marrin pjesë në videoklipet e tij.

“Të gjithë e dimë se ata i kanë blloku shumë artista me ec përpara. Kreshën për shembull, Mc Kreshën! Ose me ta ose pa ta jo. Kështu ka qenë edhe puna ime. Ndalën radio, ndalën clube, mos me këndu Noizy në disko a kupton. Sot e kësaj dite. Në mos ata, menaxhimi i tyre. Kjo ka qenë arsyeja kryesore e përplasjeve. Ka patur edhe gjëra të vogla, për shembullin u kërkonin modeleve mos të merrnin pjesë në videoklipet e mia. Imagjino, çfarë mund të presësh nga Noizy 20 vjeçar, tani që jam 33 vjeç e duhet të mendohesh mirë, jo më atëherë.”, deklaroi reperi.

Shumë të komentuara kanë qenë edhe marrëdhëniet e tij me Ledrin dhe Dafinën, me të cilët ai i prishi raportet vite më parë.

“Po, raportet janë të mira me të dy. Ne artistët jemi pak si shumë të çuditshëm dhe nuk e kuptojmë dot njëri-tjetrin. Po të më pyesësh se përse jam distancu me Dafinën, nuk di të them sepse jemi pak të çuditshëm dhe faji mbetet përherë kopil. Fajin se ka asnjëri. Me Ledrin mirë, me Dafinën mirë, jemi në paqe. Nuk jemi folloë, por kur dikush të bëhet halë në sy më mirë mos ta kem folloë.”