Njihuni me telefonin me palosje të Motorola me dizajn të viteve 90′

Marka Motorola në pronësi të Lenovo prezantoi një version të ri telefonit me kapak Razr. Ka një ekran me prekje në brendësi, nuk ka tastierë por paloset në gjysmë në një dizajn guaskë të viteve 90 dhe fillimit të 2000.

Telefoni do të shitet në Janar në SHBA për 1,499 dollarë ndërsa porositë nisin më 26 Dhjetor. Razr është shembulli më i fundit i trendit të telefonëve me ekrane që palosen. Vjen pas Galaxy Fold, Huawei Mate X dhe Xiaomi Mi Flex.

Qëllimi është krijimi i një telefoni që sillet edhe si tablet kur e hapni por Motorola ka zgjedhur një qasje ndryshe. Duket sikur të ishte telefon normal kur hapet dhe i vogël sa për ta xënë xhepi kur paloset.

I mbyllur Razr ka ekran 2.7-inç i cili tregon gjërat bazike si mesazhet tekst, e-mail-et, thirrje hyrëse, pagesat mobile, kontrollet e muzikës dhe kamerën.

Madje mund të thërritet Google me komandën “Ok Google” kur është i mbyllur. I hapur telefoni ka ekran 6.2-inç. Motorola thotë se ekrani mbrohet duke përdorur një bosht pa hapësirë në mes.

Por për 1,500 dollarë duhet të prisni më shumë fuqi. Motorola ka integruar një çip Snapdragon 710 në vend të modelit të flagship Snapdragon 855. Vjen me 128GB memorie dhe Android 9 Pie, versionin e vitit të kaluar.

Së fundi Motorola ka përfshirë një kamër 16-megapiksel.

loading…