Muaji i bekuar

Njihuni me personazhet e njohur shqiptarë që agjërojnë muajin e shenjtë të Ramazanit

Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët myslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që i dedikohen këtij muaji, edhe personazhe të njohur VIP, politikanë e të tjerët nga fusha e artit në Shqipëri agjërojnë.

Ndër to përmendim personazhe të njohur si Çilieta, e cila është duke e vazhduar agjërimin e saj brenda ambienteve të Ferma VIP, balerina e njohur Isida Mollaymeri, gazetari i showbiz-it Eraldo Rexho, ish ministrja Majlinda Bregu, këngëtari Sidrit Bejleri

Muaji i Ramazanit ka nisur në datën 11 mars dhe do të përfundojë më 10 prill me festën e Bajramit. Karakteristikë kryesore e këtij muaji është sakrifica me ushqimin dhe pijet, kujdesi në marrëdhënien bashkëshortore, bërja e veprave të mira, ndihma ndaj njerëzve në nevojë etj./living.al/