Njihuni me Blerta Veselin, arkitektja që do ta përfaqësojë bukurinë kosovare në ‘Miss Universe’

Në eventin “Miss Universe Albania & Kosova” është zgjedhur më e bukura e Kosovës.

Ajo u vlerësua të jetë Blerta Veseli e cila do ta përfaqësoj Kosovën në spektaklin e bukurisë ‘Miss Universe” që do zhvillohet në tre mujorin e parë të 2021-ës shkaku i pandemisë.

Blerta Veseli, përveçse modele e tash Miss Kosova, është arkitekte me profesion. 

Ëndrra e saj për modelizem filloi që kur ajo ishte fëmijë. Si 6 vjeçare ajo u bë pjesë e kësaj industrie duke realizuar photoshooting për brendet e fëmijëve.

E në këtë fushë vazhdon edhe sot dhe po merr vëmendjen e ndjekësve të saj në instagram.