Njeriu më i shëndoshë në botë, 12-vjeç peshonte 132 kg, arriti në 635 dhe vdiq 41-vjeç

Njeriu më i shëndosh në botë ndërroi jetë në vitin 1983, në moshën vetëm 41-vjeçare, pas një beteje të ashpër në spitale. Gati 40 vjet pas vdekjes së tij, i njëjti burrë ende mban Rekordin Botëror për njeriun më të shëndosh ndonjëherë, pasi peshonte 635 kg.

Ky është  Jon Brower Minnoch, i cili si fëmijë vuante nga obeziteti, pasi në moshën 12-vjeçare peshonte 132 kg dhe në moshën 22-vjeçare kishte arritur në 178. Megjithatë, pesha e tij për fat të keq vazhdoi të rritej, duke arritur në 635 kg. Për shkak të peshës së tij, Jon pati probleme shëndetësore, si me frymëmarrjen dhe zemrën. Ai u shtrua në  Spitalin Universitar të Seattle në 1978, por nuk ishte e lehtë për të lëvizur, kështu që për të u kujdesën dymbëdhjetë zjarrfikës dhe personel të urgjencës, të cilët përdorën një barelë të modifikuar posaçërisht për ta transportuar atë në spital.

Gjatë trajtimit të tij, Jon, duke ndjekur një dietë të rreptë 1200 kalori në ditë, humbi 419 kilogramë dhe peshoi 216 kilogramë kur doli nga spitali. Megjithatë, më vonë ai shtoi 89 kilogramë dhe u ripranua në spital në vitin 1981. Ai vdiq 23 muaj më vonë në 1983 në moshën 41 vjeçare.