Njerëzit me të pasme të mëdha mund të jenë më të shëndetshëm, por në ç’kuptim?

Sipas një artikulli shkencor të disa viteve më parë nga studiues të Oxford, njerëzit me prapanica dhe kofshë të mëdha – ose, me fjalë shkencore, ata me një “masë të shtuar gluteofemorale” – kishin rrezik më të ulët kardiovaskular dhe metabolik. Sipas studimit, një prapanicë më e madhe mund të shoqërohet edhe me mbrojtje kundër diabetit. Masa e mbartur në prapanicë dhe kofshë, në krahasim me belin, ka tendencë të jetë më e qëndrueshme dhe ka më pak të ngjarë të çlirojë shënjuesit hormonalë që janë shoqëruar me rezistencë ndaj insulinës, gjë që mund të çojë në diabet. Bazuar te shkrimi, thuhet se indi dhjamor i vitheve bllokon grimca të dëmshme yndyrore dhe mund të parandalojë sëmundje kardiovaskulare.

Ndërsa studimi përfshinte edhe burra, edhe gra – u vu re se përfitimet kishin më shumë të ngjarë të ndodhnin për gratë. Të paturit dhjam në prapanicë dhe kofshë favorizon gjithashtu nivelet e leptinës, i cili është një hormon përgjegjës për rregullimin e peshës përmes marrjes afatgjatë të ushqimit dhe shpenzimit të energjisë.

Sigurisht, kjo nuk do të thotë që mbushja e të pasmeve do t’ju bëjë më të shëndetshëm. E gjitha ka të bëjë me mënyrën se si pesha është shpërndarë në trup dhe jo sa kilogramë peshoni dhe për më tepër, është edhe gjenetike.

Megjithatë, kur vjen puna te stërvitja mos i shmangni kurrë squats dhe gjithë ushtrimet e vitheve! Bëjeni për hir të shëndetit (dhe jo vetëm).