Njëmbëdhjetë vite më vonë – Stresi zbulon se çfarë i tha Noizy në gjykatë

Tashmë janë bërë disa muaj që kur reperët Stresi dhe Noizy i kanë dhënë fund armiqësisë së tyre.

Këtë e ka njoftuar vet Arkimed Lushaj (emri i vërtetë i Stresit), gjersa Rigels Rajku në anën tjetër nuk është se ka bërë ndonjë reagim publik deri më tani.

Stresi së fundmi në një video live i është rikthyer sërish kësaj pjese dhe ka folur për sherrin e tyre, nga i cili përfunduan edhe në gjykatë.

Ai u shpreh i penduar për fjalët e tij të dikurshme duke thënë se mes tjerash edhe ka qenë i ndikuar nga persona me të cilët nuk flet sot.

“Je ka i del sipër njerëzve kot, ne jemi këtu mund të ia dalim bashkë, nuk do të dalin njerëzit siç ti mendon dhe ashtu ndodhi, por ç’rëndësi ka”, tregon Stresi për bisedën me Noizyn.

Kujtojmë që në ambientet para Pallatit të Kongreseve konkretisht më 22 maj 2010, Stresi ishte goditur me grusht dhe me sende të tjera të forta nga Noizy dhe një person tjetër i quajtur Detjon Xhizdari.

Shkak i konfliktit kanë qenë grindjet vazhdueshme midis grupit OTR të Noizyt dhe artistit tjetër nga Tropoja.