Njëjtë si Osmani, as Kurti nuk e përmend UÇK-në në përkujtimin për betejën e Koshares. Postimin e bën anglisht në Twitter
As kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka përmendur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në postimin e tij përkujtimor për betejën e Kosharës, njëjtë sikur ka bërë sot gjatë ditës, presidentja Vjosa Osmani.
Nëpërmjet një postimi në Twitter (në anglisht), Kurti ka përkujtuar betejën e Kosharës duke thënë se burra e gra të guximshëm dhanë gjithçka që të mund të jetonim të lirë.
Më tutje ai shkruan se duhet të mos harrojmë nga kemi ardhur në mënyrë që të njohim rrugën përpara, por ai nuk e ka përmendur fare UÇK-në.
“Para se të kishim 9 Prillin si Dita e Kushtetutës, kishim 9 Prillin si Dita e Koshares. Në Betejën e Koshares, burra dhe gra të guximshëm dhanë gjithçka të mund të jetonim të lirë. Mos të harrojmë kurrë nga kemi ardhur, sepse atëherë ne gjithmonë do ta njohim rrugën e duhur përpara”, shkruan Kurti.
Before we had April 9 as #ConstitutionDay we had April 9 as #KoshareDay.
— Albin Kurti (@albinkurti) April 9, 2021
In the Battle of Koshare, brave men and women gave everything so that we could live free.
Let us never forget where we come from, for then we we will always know the right path forward. pic.twitter.com/bl6q4mFXao