Një tjetër suksesi Rita Orës, këngëtares i besohet roli i rëndësishëm në filmin e njohur

Rita Ora mundet që shumë shpejt të shfaqet në rolin e Artful Dodger në versionin e ri të filmit “Oliver Twist”.

Burimet kanë treguar për “The Sun” se Rita si një aktore që premton shumë ka impresionuar producentët e filmit.

“Rita ka pasur diskutime për rolin dhe ai mund ta ndihmojë shumë në çimentimin e saj si një aktore e besueshme. Filmi do të jetë shumë ndryshe nga origjinali, por karakteri i saj do të jetë i bazuar tek Artful Dodger. Ai do të jetë një projekt gjigand dhe ka shumë lëvizje rreth tij në industri, ndaj Ora mezi po pret që të fillojë punë”, kanë treguar burimet.

Përveç Ritës po qarkullojnë zëra se në film do të luajë edhe Adele si “Nancy”, dhe Ice Cube si “Fagin”. Rita Ora shkëlqeu si aktore në triologjinë e “Fifty Shades of Grey”, ndaj ky rol në “Oliver Tëist” do e ndihmojë të ngjisë më tej shkallët e karrierës në kinematografi.

loading…