Një tjetër këngë mes Gencit dhe Enit

Ata janë një nga çiftet më të dashura të shoubizit

Duke qenë se ndajnë të njëjtin profesion, Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi kanë pasur një bashkëpunim lansuar para shumë muajve të titulluar “Shi bie në Tiranë”, shkruan Ballkani.info.

E mes dyshës do ketë edhe një duet.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vet Genci përmes një postimi të bërë në Instagram ku tha se mezi po pret që ta publikojë duetin e ri me Eni Koçi që pritet të publikohet të premtën në ora 14:01.

Se çka do sjellin kësaj radhe dyshja në fjalë mbetet të shihet./Ballkani.info/