FSK

Një oficer i FSK-së diplomon në Akademinë e Mbrojtjes në Shkup

Në Akademinë e Mbrojtjes të Maqedonisë, ka diplomuar një oficer si dhe ka filluar studimet një kadet i ri i FSK-së, në këtë Akademi, për katër vitet e ardhshme.

Një ceremoni solemne, gjithashtu u zhvillua edhe në ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, ku të dy pjesëtarët e FSK-së dhanë betimin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, krahas edhe oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve të FSK-së.

Sipas marrëveshjes bilaterale në mes të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë kadetët e FSK-së, nga radhët e komuniteteve shkollohen në Akademinë e Mbrojtjes të Maqedonisë dhe më pas vijojnë gjithashtu kursin për integrimin e oficerëve në FSK, në mënyrë që njohuritë akademike dhe ushtarake të unifikohen dhe të jenë të gatshëm për shërbim në detyrën e caktuar nga zingjiri komandues.