Një Nënë e re po i shtohet estradës, Jonida ekspozohet me rroba banjo në xhakuzi

Aktorja dhe moderatorja shumë e dashur për publikun, Jonida Vokshi është në pritje të ëmbël dhe po e pret me emocion ditën kur do të bëhet nënë.

Lajmin e ëmbël Jonida e konfirmoi pak javë më parë gjatë “Top Talent” duke treguar se gjatë shtatzënisë është bërë e ndjeshme.

Gjatë kësaj kohe, Jonida nuk i ka kursyer aspak fotot me barkun e rrumbullakosur duke ia ëmbëlsuar ditën fansave. Bukuroshja ka kaluar sot një ditë relaksi në xhakuz me bashkëshortin, Besnik.

Ky i fundit i ka bërë disa foto shumë të bukura, në të cilat Jonida tregon barkun e rrumbullakosur, e veshur me rrobabanjo.

“Ne te dy relaks, babi me mision, na ben foto, 25 javëshe shtatzënë”, shkruan Jonida.

Kujtojmë që Besniku dhe Jonida u martuan në shtator të vitit të kaluar me një dasmë madhështore të organizuar nga “Ami Event”.