Një me banorët, Bali Muharremaj ndihmon në pastrimin e fshatrave dhe ushqehet bashkë me ta

Në Komunën e Suharekës ka nisur një fushatë e gjerë e pastrimit të ambienteve publike.

Aksioni ka nisur sot në fshatin Peqan, ku banorët vullnetarisht janë organizuar për të pastruar fshatin e tyre.

Në ndihmë banorëve u ka dalë kryetari Bali Muharremaj, i cili bashkë me ta po angazhohet për Suharekën e pastër.

Në momentin kur banorët kanë sjellë bukë për vullnetarët e pastrimit, kryetari Muharremaj është ushqyer bashkë me ta.