Një lëvizje e gabuar do i kushtojë shtrenjtë kësaj shenje horoskopi

Astrologe Meri njofton se Neptuni do jetë në pozicion të vështirë me asteroidin Faethonda.

Nën ndikimin e vështirë të Neptunit do ndikohemi të bëjmë zgjedhje të këqija të cilat do na çorientojnë në qëllimet tona. Do ishte mirë të kontrollojmë ëndrrat tona. Jo çdo ëndërr e bukur mund të materializohet.

Lexoni më poshtë parashikimin për të gjitha shenjat e horoskopit.

Dashi
Do bëni një lëvizje të gabuar nën efektin e ndikimeve të forta psikologjike apo nën një ndikim të vëshitr të një personi në jetën tuaj personale.

Demi
Një udhëtim apo disa dokumenta do ju nxjerrin gabim për momentin në syte e të tjerëve dhe do prishin nje punë të rëndësishme.

Binjaket
Do merrni një kundershtim apo goditje aty ku nuk e prisnit në momentin kur mendoni se rruga juaj për karrierë dhe një lidhje është e hapur.

Gaforrja
Do bëni zgjedhjen e gabuar të një vendi ku do shkoni apo te një pozicioni pune apo në një lidhje ku mendoni se jeni i favorizuar.

Luani
Do keni një këndvështrim jo të saktë apo një kontroll jo të lartë në fushën e shpenzimeve, do rrezikoni gjithçka.

Virgjeresha
Kujdes sot ne ofertat dhe bashkëpunimet që do ju afrohen. Çdogjë do jetë mrekullisht e sajuar bukur, por në realitet do zhduket pa zhurrmë sa hap e mbyll sytë.

Peshorja
Një çështje pune do komplikohet aq shumë sa do ta keni të veshtire të dilni nga ngatërresat dhe pengesat. Mos i besoni askujt që ju keshillon sot

Akrepi
Mund të rrezikoni sot në jetën personale dhe të bëni një lëvizje të gabuar e cila do ju kushtoj shtrenjtë. Kujdes kë takoni pavarësisht sa pasionante që ndjeheni me të.

Shigjetari
Ideja për të fantazuar dhe ënderruar do jetë e mirë, por mos lejoni që të jetoni në një ëndërr që nuk mund të bëhet kurrë realitet.

Bricjapi
Nje mik apo shok sot do ju drejtojë pikërisht në rrugen e gabuar dhe ju mund të humbni shumë kohe dhe energji derisa të ktheheni në vendin e duhur. Nese do arrini të ktheheni dot.

Ujori
Çuditërisht në çështjet ekonomike do keni realizime dhe mund të bëni edhe shpenzime. E gabuara qëndron në faktin se jo çdogjë mund ta bleni për ta patur.

Peshqit
Nese do humbni kontrollin sot do jetoni për shumë kohe në mënyrë të papercaktuar dhe pa rrugedalje të vërtetë. Nese bëheni pjesë e jetës së dikujt vështirë se mund të çliroheni prapë.

loading…