Një Lambo si ky! (FOTO)

Kompania e njohur gjermane që merret me modifikimin e veturave, Manhart Performance, së fundmi është marrë me modelin atraktiv Urus të Lamborghinit.

Manhart Performance për Urusin ka zgjedhur paketën për aerodinamikën të bërë nga fibra të karbonit si dhe për përforcimin e motorit të tij, transmeton Koha.net. Kështu, tani Urusi është bërë një SUV i ashpër.

Motori i Urusit 4.0-litër Twin-Turbo V8 standard i ka 485 kW/650 kuajfuqi, por Manharti për të ofron përforcim në 605 kW/812 kuajfuqi, gjë që tani është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 3 sekonda.

Përveç kësaj, Manhart për këtë Urus tërheqës ka zgjedhur edhe sistemin e ri sportiv të shkarkimit të gazrave, rrotat “Manhart” prej 21-inç me goma Pirelli P-Zero, shiritat “Manhart” në eksterier, si dhe paketën për aerodinamikën e cila përfshinë mbrojtësin e përparmë shtesë (spoiler), vrimat më të mëdha për ajër, mbrojtësit anësor të zgjeruar, pragjet e reja, mbrojtësin e pasmë shtesë (difuzer), si dhe mbrojtësin e pasmë shtesë mbi çati (spoiler).