Një i vdekur në një aksident në Drenas

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në Çikatovë të Drenasit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasojë e aksidentit njëri nga drejtuesit mashkull kosovar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa drejtuesi i veturës tjetër mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /