Një grua u vra dhe të paktën 13 persona u plagosën pasi një raketë balistike iraniane goditi një ndërtesë dykatëshe në qytetin verior izraelit të Tamra, në lindje të Haifës, thanë zyrtarët e emergjencës.

Sipas shërbimit izraelit të urgjencës Magen David Adom (MDA), një person ishte në gjendje kritike, ndërsa të tjerët pësuan lëndime të shkallës së ndryshme, transmeton Ballkani.info.

Policia izraelite konfirmoi se një shpërthim kishte ndodhur në një kompleks banesash në rajonin verior dhe se raportet fillestare tregojnë për disa të lënduar dhe dëme të konsiderueshme materiale. Forcat e sigurisë janë aktualisht në vendngjarje për të siguruar vendin e shpërthimit.

Sulmi vjen mes tensioneve të rritura në rajon dhe është një nga incidentet më serioze në brendësi të Izraelit në kohët e fundit. /Ballkani.info/