Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka njoftuar se partisë së tij i është bashkuar Riad Ramadani.
Veseli ka thënë se anëtari më i ri i PDK-së, ka doktoruar në Inxhineri Mekanike dhe që punon si asistent në Universitetin e Prishtinës.
“Riadi, bashkë me gjeneratat e reja, me anëtarët e rinj të Partisë Demokratike të Kosovës, i kanë hyrë politikës për të krijuar më shumë mundësi për të rinjtë, për ta luftuar korrupsionin, nepotizmin dhe çdo dukuri negative në shoqërinë tonë, duke i jetësuar pritjet e qytetarëve dhe ndërtuar një të ardhme më të mirë për vendin tonë”, ka shkruar Veseli në Facebook.
PDK gjatë këtyre ditëve ka pranuar disa anëtarë të ri.
Kujtojmë se, zgjedhjet e parakohshme parlamentare pritet të mbahen me 6 tetor, ditë e diele.







