Graciano

Një banor rikthehet përsëri në “Big Brother Vip Albania” për të vazhduar lojën

Julia Ilirjani është banorja, e cila la shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”, pasi ishte në një televotim me Eglën, Liamin, Rozën, Riken dhe Ilnisën.

Ndërkohë ‘Vëllai i Madh’ ka vendosur që një banor të rikthehet në shtëpi, ai është Graciano.

Kjo hyrje ka gëzuar disa banorë, por jo Romeon, i cili nuk buzëqeshi në asnjë moment, përderisa të gjithë banorët vrapuan ta përqafonin Gracianon.

Graciano Tagani është banori më i ri që rikthehet me të drejta të plota, pretendent për çmimin e madh, në shtëpinë e Big Brother.

Foto: Big Brother Vip Albania/YouTube

Ndërsa prezenca e tij u prit me një entuziazëm të madh nga Ilnisa, Meritoni, Jetmiri dhe Françeska, Juli dhe Romeo në mosbesim për rifutjen e balerinit në shtëpi kanë shkëmbyer batuta dhe kunja me të.

Foto: Big Brother Vip Albania/YouTube

Juli: Mirëseerdhe për të tretën herë, tek e katërta ndoshta do fitosh…

Graciano: Juli, unë ndoqa këshillën tënde që më the po hyre për të tretën herë do fitosh. Ika dhe u ktheva. Tani fjala jote në vesh të Zotit.