Një asteroid me gjatësi sa dhjetë autobusë “po lëvizën me shpejtësi drejt Tokës”

NASA ka paralajmëruar se një asteroid “sa dhjetë autobusë” do t’i afrohet Tokës këtë javë.

Sipas Qendrës së NASA-s për Studimet e Objekteve Pranë Tokës, shkëmbi masiv hapësinor i quajtur 2013 WV44 do të ketë afërsinë më të madhe me Tokën rreth orës 9 të mëngjesit të së mërkurës, 28 qershor, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Siç bëhet e ditur më tej, asteroidi që është rreth 160 metra në diametër, do t’i afrohet Tokës deri në 3.3 milionë kilometra

Duke udhëtuar me një shpejtësi prej 11.8 kilometra në sekondë, ai do të lëvizë me afërsisht 34 herë shpejtësinë e zërit.

Ai klasifikohet nga astronomët si “potencialisht i rrezikshëm” pasi do të vijë brenda 7.5 milionë kilometrave nga planeti ynë. Megjithatë, ai nuk përbën asnjë kërcënim për jetën në Tokë.

NASA ka gjurmuar trajektoret e të gjitha objekteve pranë Tokës përtej fundit të shekullit dhe duket se Toka nuk është në asnjë rrezik të madh për të paktën 100 vitet e ardhshme.

Ndryshe, vitin e kaluar, NASA përplasi një anije kozmike në një asteroid të vogël, duke arritur të ndryshojë me sukses rrugën e tij.

Kjo shënoi herën e parë të një ndryshimi të lëvizjes së një objekti qiellor dhe demonstrimin e parë në shkallë të plotë të teknologjisë së devijimit të asteroideve.

Pra, në rast se një asteroid “kërcënues për tokën” duket se po shkon drejt Tokës, atëherë një metodë e ngjashme mund të vendoset “për të mbrojtur njerëzimin”